Shënohet rasti i parë i koronavirusit në Gjermani, konfirmohet transmetimi nga njeriu tek njeriu

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Autoritetet shëndetësore thonë se një burrë nga Bavaria u infektua nga virusi nga një kolege që kishte ardhur nga Kina. Ky rast besohet të jetë rasti i parë në Europë ku virusi transmetohet nga neriu në njeri.

Personi i parë në Gjermani që rezultoi pozitiv për koronavirusin e ri, u infektua nga një kolege kineze që kishte marrë pjesë në një event  trajnimi të organizuar nga kompania ku punonin, në kontenë e Bavarisë një javë në parë.

“Kolegia, një grua nga Shangai, filloi të ndihej e sëmurë në fluturimin për në shtëpi më 23 janar,” u shpreh në një konferencë për shtyp Andreas Zapf, drejtues i Zyrës Bavariane për Sigurinë e Shëndetit dhe Ushqimit.

Burri 33 vjeçar që u prek nga virusi jeton afër Starnberg, 30 kilometra në veri të Mynihut, dhe është në një gjendje të mirë shëndetësore, sipas autoriteteve.

Personat që kishin pasur kontakte të afërta me çdonjërin nga dy individët e infektuar, u informuan dhe po monitorohen për ndonjë shenjë që sëmundja është përhapur.

Ndërkohë, autoritetet nxorën një deklaratë ku thanë se burri i infektuar është nën vëzhgim në kuarantinë, dhe risku i infektimit për banorët e Bavarisë konsiderohet “i ulët”.

Burimi: DW

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?