Shënohet rasti i parë i ri-infektimit me Covid-19 në vendin tonë

Gjatë komunikimit të përditshëm në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për rastin e parë të një të ri-infektuari.

Bëhet fjalë për një personel shëndetësor, i ri-infektuar 3 muaj pas herës së parë. Infektimi i dytë, është rast kontakti familjar dhe deri më tani gjendja shëndetësore është e stabilizuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 253 teste prej të cilave janë konfirmuar 20 raste të reja:

Tiranë-10

Shkodër-3

Krujë-3

Durrës-2

Tropojë-2

Të shëruar gjatë 24 orëve të fundit janë 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e tyre që nga fillimi i pandemisë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet