Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Greqi

Autoritetet greke kanë konfirmuar viktimën e parë nga koronavirusi.

Viktima është një i moshuar 66-vjeçar, i cili ishte infektuar me virusin disa ditë më parë dhe ishte shtruar në spital që nga 2 marsi. Ai ishte kthyer nga një pelegrinazh fetar në Izrael dhe Egjipt në fund të shkurtit.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se viktima kishte probleme të tjera shëndetësore. Kujtojmë se numri i të infektuarve deri më tani në vendin fqinj ka shkuar në 99.

Burimi: Reuters

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje