Shënohet viktima e parë nga bakteri i rrezikshëm tek sallata jeshile

Shënohet viktima e parë si pasojë e shpërthimit të bakterit E.Coli, i gjendur masivisht tek sallata jeshile, ndërkohë që 121 njerëz të tjerë janë infektuar me këtë bakter.

Emri i viktimës nuk është bërë i ditur, por sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thuhet se ka vdekur në Kaliforni.

Ekspertët këshillojnë shmangien e konsumimit të sallatës jeshile, në rast se nuk ka siguri për prodhimin e saj.

Bakteri E.Coli mund të gjendet në zorrët si të njeriut ashtu edhe kafshëve, si edhe tek ushqimet dhe në mjedis. Pothuajse të gjitha llojet e këtij bakteri janë të parrezikshme, megjithatë disa prej tyre mund të shkaktojnë dhimbje barku, diarre dhe të vjella. Të rriturit zakonisht shërohen brenda 1 jave, por ka disa lloje të këtij infeksioni që mund të shkaktojnë probleme më të rënda, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar që të zhvillojnë probleme me veshkat.

“Jeshillëqet, si sallata jeshile, mund të kontaminohen në tokë nga dheu, uji i kontaminuar, kafshët ose mënyra e papërshtatshme e mbjelljes”, thotë Jeff Farber, drejtues i Institutit Kërkimor Kanadet për Sigurinë Ushqimore dhe professor tek Universiteti Guelph në Ontario.

“Sallata jeshile mund të kontaminohet gjithashtu nga bakteri gjatë dhe pas korrjes, ruajtjes dhe transportimit të produktit”.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?