Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Turqi

Turqia ka konfirmuar vdekjen e pacientit të parë të infektuar nga koronavirusi COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri turk i Shëndetësisë, Bakan Koca, i cili bëri me dije se viktima është një burrë 89-vjeçar.

Sipas tij, në total numri i personave të infektuar me koronavirus është 98. Gjatë 24 orëve të fundit, në Turqi janë regjistruar më shumë se 50 raste të reja.

Ministri i Shëndetësisë, gjatë konferencës së shtypit, u shpreh se qeveria turke i ka marrë masat për të gjithë skenarët. Ai u shpreh se ky virus transmetohet veçanërisht nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes.

Ministri turk u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet në numër të madh personash, ndërsa theksoi se nga zbulimet e deritanishme është mësuar që të rinjtë dhe fëmijët infektohen nga virusi, por rrallë ka ndodhur që të kenë simptoma të rënda dhe aq më tepër me pasoja fatale.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?