Shënohet viktima e parë nga një superbakter rezistent ndaj gjithë antibiotikëve

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Shënohet viktima e parë si pasojë e një superbakteri që ka rezultuar rezistent ndaj 26 antibiotikëve të ndryshëm. 70-vjeçarja nga Nevada ishte rikthyer në SHBA në gusht të vitit të kaluar me një gungë të infektuar në ijën e djathtë pas një qëndrimi të gjatë në Indi.

Ajo ndërroi jetë në muajin shtator.

Në një raport të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thuhet se infeksioni ishte “rezistent ndaj të gjitha ilaçeve të disponueshme kundër baktereve.

Gruaja ishte shtruar në një spital në Indi pasi kishte ndrydhur këmbën e djathtë. Infeksioni i kishte kaluar në kocka dhe më pas ishte përhapur në ije.

Kur shkoi në SHBA ishte në gjendje shumë të rëndë – sistemi imunitar ishte dobësuar duke u mundur të luftojë infeksionin që kishte shkaktuar inflamacion në të gjithë trupin.

Gruaja ndërroi jetë brenda pak ditësh nga një shok septik.

Mjekët i morën mostra të infeksionit nga plaga dhe i dërgon për testim tek Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Testet treguan se gruaja ishte infektuar me “Klebsiella pneumoniae”, që normalisht jeton në zorrë pa shkaktuar ndonjë sëmundje. Analizat zbuluan se ky superbakter ishte rezistent ndaj 26 antibiotikëve të disponueshëm në SHBA, përfshirë edhe ilaçin colistin.

Burimi: BBC / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç