Shënohet viktima e tretë nga gripi

Arrin në 3 numri i viktimave si pasojë e gripit. Ministria e Shëndetësisë informon se një tjetër paciente ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Sanatorium si pasojë e virusit AH3N2.

73-vjeçarja nga Kukësi kishte edhe një sërë komplikacionesh të tjera, ndërkohë që ka rezultuar pozitive me virusin e gripit të stinës AH3N2.

“Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja Z. R., 73 vjeç, nga Kukësi, e shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” më datë 08/01/2017, me diagnozë “Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK, stadi i katërt, dhe me Insufiçencë Respiratore,” e cila, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitive për virusin e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme”, njofton zëdhënësi i shëndetësisë për shtyp.

Ky është rasti i tretë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara para disa ditësh nga Ministria  Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni