Sheqeri, sa “lugë” marrim për çdo pije?

Të gjithë e dimë se për të kontrolluar sasinë e sheqerit që marrim, mjafton të lexojmë etiketat e ushqimeve para se t’i konsumojmë ato. Dhe në fakt, nëse nuk do të lexonim etiketat, askujt nuk do t’i shkonte në mendje se pijet e ëmbla kanë në përmbajtje të tyre mesatarisht rreth 35 gram sheqer dhe një copë tortë akulli ka në përbërje 50 gramë sheqer, pra gjysmën e sasisë që përdorim kur gatuajmë një tortë.

sheqeri kubPo sikur ta “përkthejmë” këtë sasi sheqeri në një gjuhë më të thjeshtë për t’u kuptuar? Disa psikologë të Universitetit të Alabamës dhe Masaçusetist kanë kryer një studim të publikuar në revistën “Appetite”. Për këtë qëllim, kërkuesit bënë një seri testesh ku vunë përballë efikasitetin e një informacioni teknik (gramët e sheqerit të ndodhura në një pije të ëmbël) dhe një informacioni konkret (imazhe të së njëjtës sasi sheqeri, por në formën e kubeve të sheqerit). Rezultoi se kur njerëzit shihnin sasinë e sheqerit përmes formës reale të tij, ishin më pak të prirur për ta zgjedhur pijen e ëmbël.

Edhe fëmijët do të mësonim më mirë nëpërmjet imazheve

“Ndryshimi i sjelljes nuk është diçka e thjeshtë, por është e nevojshme të identifikojmë strategjitë që mund të na ndihmojnë, – thotë Marianxhela Rondaneli, profesoreshë e shkencave dhe teknikave dietetike të aplikuara në Universitetin e Pavias. Kur është fjala për sheqerin, është më mirë të mos  përdoreth sheqeri i ngurtësuar, edhe pse ne e përdorim pak, por edhe për faktin se kur i referohemi sheqerit, përdorim termin “lugë”. Do të ishte mirë që të “konkretizohej” edhe informacioni për yndyrnat dhe kripën. Për shembull, tre feta proshutë krudo kanë më shumë se gjysmë luge kripe, thuajse dyfishi i sasisë që duhet të marrim në një ditë.

Dhe kush duhet të kontribuojë në konkretizimin e informacionit? Është detyra e mjekëve, specialistëve dhe shtypit të specializuar. Por të gjithë duhet të mësojmë të shikojmë informacionin në ushqimet që konsumojmë  dhe t’ua paraqesim në formën e imazheve fëmijëve tanë. / Corriere/ Përshtati në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm