Shërbimi i Hemodinamikës te “Shefqet Ndroqi”, pjesë komplementare e QSUT-së

Denisa Canameti

Sëmundja  aterosklerotike e arterieve koronare gradualisht po zë vendin e parë sa i takon shkaktarëve të sëmundshmërisë e të invaliditetit. Nëse para viteve 2000 kjo sëmundje zinte vendin e tretë, të katërt, si shkaktare e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në përgjithësi, në vitin 2020 parashikohet që sëmundjet kardiovaskulare (sëmundja koronare) të jenë shkaktarët kryesorë të sëmundshmërisë dhe invaliditetit. Janë disa faktorë që e favorizojnë këtë sëmundje: obeziteti, duhanpirja, yndyrnat e larta, diabeti, hipertensioni, trashëgimia, jeta sedentare. Sëmundjet kardiovaskulare si grup-sëmundjesh me barrën më të rëndë të sëmundshmërisë shqiptare kanë bërë që të jenë në qendër të programit të qeverisë, duke investuar në zgjerimin  e mundësive për ofrimin e shërbimit të hemodinamikës në institucionet publike, të financuara me paratë publike, përveç dy njësive ekzistuese të hemodinamikës në QSUT.

shefqet ndroqiGjatë vizitës që ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, zhvilloi në qendrën spitalore universitare “Shefqet Ndroqi” theksoi se “që nga fillimi i vitit, këtë shërbim e financojmë edhe në institucionet jopublike, tashmë i shtojmë edhe këtë kabinet, që është këtu në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Gazeta “Shëndet+” u interesua për mbarëvajtjen e këtij shërbimi disa ditë pas inagurimit të tij. Në një intervistë me shefen e kardiologjisë, Loreta Biça mësuam disa detaje që lidhen me këtë shërbim të ri.

“Shërbimi i kardiologjisë në spitalin universitar Sh. Ndroqi, pjesë e të cilit është edhe kabineti i hemodinamikes  ka nisur punën në fillim të shtatorit. Janë realizuar në mënyrë të sukseshme rastet e para të ekzaminimeve dhe trajtimeve  e po vijon puna normalisht.

Cilat janë indikacionet e koronarografisë?

Pacientët me sindromë koronare akute ( dhimbje gjoksi tipike anginoze, me ndryshime specifike në elektrokardiogramë të interpretuar nga specialistet kardiologë, shoqëruar këto me enzima kardiake të rritura troponina (TNI), kërkojnë kryerjen e këtij ekzaminimi sa më shpejt të jetë e mundur (mesatarisht brenda tre orëve).

Grupi i tjetër që duhet të kryej  koronarografinë por jo urgjente , janë pacientë me anginë të qëndrueshme, post infarkt miokardi, sëmundje valvulare të zemrës që kërkojnë trajtim kirurgjikal.

“ Ne aktualisht këtu presim pikërisht grupin e dytë të   pacientëve, të cilët kanë bërë ekzaminime dignostikuese  paraprake,  janë të dyshuar për sëmundje koronare dhe vijnë te planifikuar per  kryerjen e  koronarografinë. Sqarojmë që këtu bëjnë pjesë  pacientë që kanë:  të dhëna klinike , faktorë risku ( duhanpirja, diabeti, hipertensioni, trashëgimia, yndyrnat e larta, alkooli, jeta sedentare ), dhe  të dhëna në provën ushtrimore për sëmundje koronare.

Në bazë të rezultatit të koronarografisë përcaktohen edhe alternarivat e trajtimit. PCI  primare stent kornar PCI primare dhe, ose vendosje stenti koronar, procedura që aktualisht kryhën në shërbimin tonë.

Gjithashtu këtu kryhen edhe  ekzaminime të tjera jo invazive : eko zemre, prova ushtrimore EKG, Holter i TA dhe i ritmit.

 Si funksionon, si përzgjidhen pacientët që vijnë te Shefqet Ndroqi?

Ka një listë pacientësh të  regjistruar tek “fondi”, sipas të cilës planifikohen pacientët që do të kryejnë koronarografinë në sherbimin tonë, e cila është qendra e dytë e hemodinamikes në sherbimin publik.  Deri në këto momente ne nuk i presim urgjencat  kardiologjike ( sindromen koronare akute), por rastet  që  gjithesesi nuk duhen lënë në pritje.

A keni staf të specializuar  per mbulimin e ketij sherbimi.

Stafi mjekesor i shërbimit tonë përbëhet nga 6 mjekë kardiologë, të specializuar në shërbimin e kardiologjisë në QSUT, në përberje të të cilit janë edhe kardiologet intervencioniste.

Puna jonë nuk ka të bëjë vetëm me kryerjen e koronarografisë.

Diapazoni i sëmundjeve kardiovaskulare është shumë më i gjërë se kaq. Në shërbimin tonë  kemi ekip të plotë personeli mjekesor për të diagnostikuar dhe  trajtuar sëmundjet kardiovaskulare.

Si parqitet volumi i punës në krahasim më QSUT-në?

Ne jemi në fillimet e punës tonë, dhe kapacitetet tona janë të kufizuara, krahasuar me sherbimin e kardiologjise  QSUT e cila ka mbuluar dhe vazhdon te kete barren kryesore te punes.

Ne nuk jemi në konkurencë me QSUT-në, jemi plotësues të punës që kryhet në  QSUT-së. Madje është detyrimi ynë të bëjmë përpjekjet maksimale për t’u rritur vazhdimisht . Sherbimi i Kardilogjisë në  QSUT , në opinionin tim është shembull i mjekësisë shqiptare dhe ne bëjmë përpjekjen maksimale që të meritojmë një vend në krah të ketij sherbimi.

Zgjerimi i punës në spitalin tonë kontribuon në zbutjen e pritshmerisë së pacienteve  për kryerjen e koronarografisë. Jemi optimistë që me mbeshtetjen e politikave shëndetësore do të ketë rritje të vazhdueshme të aktivitetit tonë.

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim