Shërbimi i Urologjisë QSUT, realizohet ndërhyrja e vështirë dhe shumë e rrallë

Rasti i parë në historinë e spitaleve tona, një gjendër mbiveshkore hiqet kur është zmadhuar në 14 cm dhe peshon një kilogram.
Stafi i mjekëvë në Shërbimin e Urologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, ka kryer një intervent të vështirë dhe shumë të rrallë. Pas konsultimit të rastit në stafin e këtij shërbimi, pacientes Behare Rexhepi, 25-vjeçare nga Operacioni i parePrishtina, i është hequr një tumor i surenales së djathtë. Operacioni që zgjati 3 orë kryesuar nga Prof. Mustafa Xhani, kirurgët Aurel Janko, Bilbil Hoxha, Gjergj Karamitri, anestezisti Prof.As. Rudin Domi dhe ekipi ndimës i sallës së operacionit të Shërbimit të Urologjisë, ishte refuzuar nga Klinika Universitare e Kosovës dhe nga spitalet private në vendin tonë.

Rasti i Behare Rexhepit, është intervent i rrallë dhe i vështirë, pasi tumori kishte raporte shumë të ngushta me enë të mëdha të gjakut (dëmtimi i të cilave mund të jetë me pasoja fatale për pacientin), raporte të ngushta me organe jetësore për pacientin si veshka dhe mëlçia si dhe vështirësi anestetike të rëndësishme.
Është rasti i parë në historinë e spitaleve tona, që një gjendër mbiveshkore që është 1 cm, të hiqet kur është zmadhuar në 14 cm dhe peshon një kilogram. Vetëm një ekip i tillë multidimensional midis urologëve me përvojë të këtij shërbimi, anestezistëve dhe infermierëve, mund të garantojë një sukses të tillë operacioni.
Ky intervent është vazhdën e operacioneve të suksesshme të gjendrës mbiveshkore të bëra në Shërbimin e Urologjisë në QSUT si dhe operacioneve shumë të rralla siç janë heqja e veshkës për tumor renal me “tromp masiv në venën kava inferiore”. Ekipi i kirurgëve të këtij shërbimi ka kryer edhe ndërhyrjet e rëndësishme profesionale si “cisektomi radikale” dhe transplantet renale.
Pacientja aktualisht është në kondita shumë të mira shëndetësore, nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe stafit infermieror dhe është në pritje të terapive shtesë në varësi të biopsisë.
“Nuk di si t’i falenderoj mjekët dhe gjithë stafin e këtij shërbimi”,- shprehet Beharja, “që ditën pas operacionit u ngrita në këmbë dhe fillova të eci”. “Kam vajtur gjithandej në spitale publikë e private, në Shqipëri dhe Kosove, jam konsultuar me shumë mjekë, por vetëm këtu gjeta shpëtim. Nuk do t’jua harroj kurrë këtë shërbim dhe përkushtim që kanë treguar ndaj meje”, – thotë ajo.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni