Shërohet nga koronavirusi mjeku Dhimitër Kraja, del nga Infektivi

Doktor Dhimitër Kraja lë spitalin Infektiv. Ai është shëruar dhe do të karantinohet në banesë.

Kraja ka lënë spitalin dhe është larguar me një makinë private për në banesë, aty ku do të duhet të qendrojë për 14 ditë të tjera i izoluar.

Doktori u kthye në detyrë edhe pse kishte dalë në pension, për të shërbyer në spitalin Infektiv, në këto ditë të vështira, aty ku kaloi 48 vite të jetës së tij.

Shërimi i doktor Lulit ashtu sikurse e thërrasin të gjithë është një lajm i mirë për të gjithë, pasi mjeku u cilësua si “hero” në këtë betejë, i cili u rikthye në detyrë për të qenë në vijë të parë me Covid-19.

Ai rezultoi pozitiv me koronavirus, por fatmirësisht ka arritur ta mundë virusin.

 

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë