Sherr në mes të natës, dhunohet infermieri

Mesnatën e datës 01.06.2017 është dhunuar infermieri i shërbimit të urgjencës në spitalin Rajonal të Beratit. Sipas njoftimit të policisë, infermieri me iniciale A.K, 29 vjeç, është dhunuar dhe ofenduar nga shtetasi A.V, vjeç 46, banues në fshatin Goriçan.

Në njoftimin e policisë nuk jepen arsyet që kanë çuar në dhunën fizike kundrejt infermierit.

Pas publikimit të lajmit ka reaguar edhe Shoqata e Infermierëve, ku me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook dënon dhunën e ushtruar ndaj personelit mjekësor.

“Vazhdon fenomeni i dhunës ndaj personelit mjekësor.
Një rast tjetër dhune është shënuar sot në spitalin rajonal të Beratit ku është dhunuar një infermier.
Çdo ditë po dënojmë dhunën e ushtruar ndaj infermierëve dhe sërish asnjë masë nuk po merret.
Kur do ndalojë dhuna pasi të dhunohen të gjithë apo pasi të emigrojnë të gjithë?/ Shendeti.com.al

Burimi: Panorama

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni