Sherr në Qendrën Shëndetësore Nr. 1 në Tiranë, doktori i thotë pacientës: Ik p….. ! (Video)

Donjeta Zeqa, Shëndet+

Radhët e gjata në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Tiranë kanë acaruar pacientët të cilët kanë reaguar agresivisht ndaj mjekëve. Debate dhe përplasje ndaj mjekëve e pacientëve janë të zakonshme për shkak të keqkuptimeve dhe paqartësive por në këtë video tregohet një debat i ashpër mes dy palëve. Një video e siguruar nga gazeta “Shëndet+” tregon pikërisht për këto probleme.

Një paciente e cila ndodhej në radhë por nuk e dinte me cilën mjeke ishte, është acaruar duke i bërtitur doktoreshës me një gjuhë jo fort të këndshme. Një nga mjekët që duket se erdhi për të parë situatën, duket se është acaruar edhe ai vetë dhe e ka harruar “Kodin e Etikës”.

Pacientja: Pse ça jam unë? Monstra!
Doktori: A ka mundësi të mos bërtasësh?!
Pacientja: Si të mos bërtas? Unë po prisja në radhë, po se nuk i plas njeriu me këto monstra që jeni ju, jeni kthyer në një tufë monstrash!
Doktori: Ik p…..!!
Pacientja: Ouu djali, më kë po flet ti, me nënën tate apo motren tate more? P….. shko thuaj motrës tate e gruas tate, idiot.
Doktori: Na çave tr*pin, llap llap, ik e nxirreni përjashta idioten. Edhe s’e dinë me kë janë edhe kërkojnë llogari.

Ndërkohë pacientja është drejtuar për tek drejtoresha e Qendrës Shëndetësore (e cila nuk ndodhej aty pasi e kishte kryer turnin e saj) dhe duke bërtitur pacientja shprehet për mjeken me të cilën debatoi fillimisht:

“Do të ta tregoj unë ty moj bukuroshe me sy të zinj, që ke paguar 7000 euro për të ardhur këtu. Do e shohim mirë punën tate. Njerëz të ndyrë!”

Pas kësaj pacientja është larguar shumë e acaruar nga kjo qendër.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim