Shikoni çfarë ndodh nëse hani 3 hurma Arabie në ditë

Përveçse janë të ëmbla dhe të shijshme, hurmat e Arabisë janë burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh, të cilat ju japin një numër të pafundëm përfitimesh shëndetësore.

hurma arabieKanë vlerë të lartë ushqyese:  vetëm 3 hurma Arabie në ditë ju ofrojnë sasi të konsiderueshme fibrash, vitaminë B6, kalium, bakër, magnez dhe mangan.

Përmirësojnë tretjen: hurmat e Arabisë janë një zgjidhje e përkryer për problemet e tretjes, përfshirë këtu kapsllëkun, dispepsinë dhe mund të parandalojnë kancerin e zorrës së trashë. Ato kanë gjithashtu aftësinë për të lehtësuar simptomat e majasëllit.

Lehtësojnë dhimbjet dhe enjtjen: për shkak të përmbajtjes së lartë të magnezit, hurmat e Arabisë mund të reduktojnë enjtjen dhe lehtësojnë dhimbjet. Për më tepër, magnezi mund të reduktojë dëmtimin e zemrës dhe mund të parandalojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Shtatzëni të shëndetshme: në një studim të kryer me mbi 69 gra që hanin hurma Arabie në 4 javët e fundit të shtatzënisë, u tregua se ato mund të lehtësojnë dhimbjet e shtatzënisë dhe mund të ndihmojnë të humbisni peshë pas saj.

Ilaç për tensionin e lartë dhe goditjet në tru: hurmat e Arabisë kanë shumë kalium, i cili ka aftësinë të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe redukton presionin e lartë të gjakut. Sipas 7 studimeve të ndryshme të publikuara në “Journal of Clinical Nutrition”, 100 mg magnez mund të reduktojë këto rreziqe në 10%.

Përmirësojnë funksionin e trurit: lëndët ushqyese të gjetura në këto hurma mund të përmirësojnë aktivitetin e trurit dhe shëndetin. Për më tepër, përmbajtja e vitaminës B6 që gjendet në hurmat e Arabisë mund të përmirësojë ndjeshëm funksionet e trurit duke përfshirë këtu fokusin, vigjilencën, saktësinë dhe kujtesën.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Burimi: healthyfoodteam   (http://www.healthyfoodteam.com/she-ate-three-dates-daily-for-12-days-and-this-is-what-happened/)

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit