Veshi konsiderohet si një mikrosistem i organizmit të njeriut dhe akupunktura e të dëgjuarit është një fakt një “masazh” në pjesë të caktuara të veshit. Ky trajtim është provuar të jetë një metodë mjaft efektive kundër kushteve të ndryshme shëndetësore. Në vitet ’50, një neurolog francez, dr. Paul Nogier zbuloi se veshi mund të krahasohet me një hartë dhe tha se veshi lidhet me aspektet emocionale, anatomike dhe fiziologjike të trupit. Për shembull, nëse ju masazhoni një pikë të caktuar të veshit (shih në foto), ajo quhet si pikë anatomike që mund të lehtësojë dhimbje të caktuara.
Më vonë, një mjek amerikan Terry Oleson kreu një studim në lidhje me akupunturën e veshit. Ai pohoi se nga një ekzaminim i thjeshtë i veshit të pacientit, gjeti se një pjesë e veshit ishte shumë e ndjeshme dhe ishte në gjendje të përcaktonte gjendjen shëndetësore të pacientit, me deri 75% saktësi.
Kjo pikë e veshit mendohet të jetë mjaft efektive ndaj kushteve të ndryshme mendore dhe fizike, si frika, stresi, dhimbjet dhe inflamacionet. Ajo gjithashtu heq depresionin, pagjumësinë dhe ndjeshmërinë e tepruar. Kjo pikë e veshit ndihmon gjithashtu në detoksifikimin e trupit nga drogat dhe substancat e tjera.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


