Shkaktari më i zakonshëm i kancerit? Thjesht fati i keq

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shumica e llojeve të kancerit shkaktohen nga gabime rastësore në kodin gjenetik, që ndajnë qelizat, ka zbuluar një studim i ri.

Pavarësisht besimit të gjerë se sëmundja zakonisht trashëgohet ose shkaktohet nga mënyra e jetesës jo e shëndetshme, dy e treta e rasteve ndodhin për shkak të gabimeve në ADN.

Dhe nuk ka asgjë që mund ta parandalojë një gjë të tillë – është thjesht fati i keq, thonë ekspertët.

Kanceri i shkaktuar nga gabimet gjenetike mund të shfaqet sado ambient perfekt të jetosh, paralajmërojnë shkencëtarët nga Qendra e Kancerit  Johns Hopkins Kimmel. Këto rezultatet shpjegojnë përse kanceri prek shpesh njerëzit që ndjekin të gjitha rregullat e një jetese  të shëndetshme dhe nuk kanë asnjë histori familjare të sëmundjes.

Hulumtuesit shkencorë studiuan mutacionet që shkaktojnë rritje jonormale të qelizave në 32 lloje të ndryshme kanceri. Rezultatet treguan se përgjithësisht, dy ose tre gabime gjenetike mund të shkaktojnë sëmundjen.

Në disa lloje kanceri, si ato që prekin prostatën, trurin dhe kockat, më shumë se 95% ndodhën për shkak të gabimeve rastësore në ADN.

Gabimet u lidhën me 77% të kancerit të pankreasit dhe 35% të kancerit të mushkërisë.

Ky i fundit shkaktohet më shumë nga duhanpirja dhe faktorët e tjerë mjedisorë.

Në përgjithësi, 66% e mutacioneve të kancerit rezultojnë nga gabimet në kopje, 29% nga faktorët e mënyrës së jetesës dhe vetëm 5% nga gjenet me të meta të trashëguara.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç