Shkalla globale e kancerit do të rritet me 60% gjatë dy dekadave të ardhshme, paralajmëron OBSH

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Për shkak të një shkalle të lartë të HPV, hepatiteve dhe duhanpirjes, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta, bota mund të përballet me një rritje prej 60% të rasteve të kancerit në 20 vitet e ardhshme, paralajmëron në një raport të ri Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Më shumë se 80% e këtyre rasteve pritet të diagnostikohen në vendet me të ardhura të ulëta, sipas raportit që u publikua të hënën.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, progresi kundër kancerit ka qenë i jashtëzakonshëm, ndërkohë që ulja e ritmit të duhanpirjes dhe zhvillimi i trajtimeve më të mira edhe për disa nga format më të rënda të kancerit, kanë përmirësuar gjasat e mbijetesës.

Shtetet e tjera nuk janë kaq fatlume dhe u është dashur t’i investojnë burimet e tyre të limituara në luftimin e sëmundjeve infektive dhe mbajtjen e nënave dhe bebeve gjallë, gjatë shtatzënisë dhe muajve të parë të jetës.

Por, ndërkombëtarisht, OBSH thotë se shtatë milionë njerëz mund të shpëtohen duke përmirësuar depistimin dhe vaksinimin ndaj HPV dhe hepatitit që shkaktojnë shumicën e rasteve të kancerit të qafës së mitrës dhe kancerit të mëlçisë, respektivisht.

Kanceri është shkaku i dytë i vdekjeve në të gjithë botën.

Ndërmjet 2016 dhe 2017, SHBA pati një ulje rekord  prej 2.2% më pak vdekje në një vit. Kjo gjë ndodhi ndërkohë që shkalla e duhanpirjes pati ulje rekord vit pas viti.

Por Shoqata Amerikane e Kancerit ia atribuoi jetët e shpëtuara jo vetëm parandalimit por dhe inovacioneve dhe përmirësimeve në depistimin dhe trajtimin e dy nga format më të shpeshta të sëmundjes: kancerit të lëkurës dhe kancerit të mushkërive.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë