Shkaqet dhe pasojat e kërcitjes së dhëmbëve

Kërcitja e dhëmbëve është dukuria që ndodh kur shtrëngojmë fortë dhembët  në mënyrë të vullnetshme ose jo. Kjo mund t’u ndodhë njerëzve kur janë zgjuar ose kur flenë. Megjithëse shkaku i këtij çrregullimi mbetet i panjohur, stresi dhe ankthi luajnë një rol të rëndësishëm në këtë problem. Konsumimi i drogës, alkoolit ose duhanit shërbejnë gjithashtu si nxitës.dhembe

Cilat janë pasojat?

Me kalimin e kohës, ky ves i kërcitjes së dhembëve mund të shkaktojë:

  1. Probleme me muskujt në pjesën e nofullave si dhe inflamacion të zonës.
  2. Gërryerje të dhëmbëve
  3. Thyerje të dhëmbëve
  4. Dhimbje koke dhe veshësh
  5. Pagjumësi dhe çrregullime të gjumit
  6. Prishje të smaltit të dhëmbëve

Për t’u mbrojtur nga ky çrregullim ka mënyra të ndryshme.

Mund të përdoren mbrojtëset për gojën,  të cilat  mbrojnë dhëmbët nga presioni i shtrëngimit dhe pengojnë dëmtimin. Gjithashtu mund të aplikohen masazhet për muskujt e fytyrës, pa harruar pjesën e qafës dhe të shpatullave. Rëndësi ka që të eliminohet stresi dhe ankthi sa më shumë të jetë e mundur.

Ekzistojnë edhe disa kura natyrale për kërcitjen e dhëmbëve:

Kamomili – Pini një gotë çaj kamomili gjithmonë përpara se të flini. Nuk këshillohet për gratë shtatzëna.

Borzilok – Thajini gjethet e borzilokut dhe ziejini për 30 minuta. Pijeni këtë çaj tre herë në ditë.

Balsam limoni – Thajini gjethet e limonit dhe ziejini për 15 minuta. Ashtu si me borzilokun, edhe ky balsam këshillohet të pihet tri herë në ditë.

Dushe relaksuese – Praktikoni sa më shpesh që të mundeni dushe relaksuese, duke hedhur në ujë edhe gjethe bimësh me veti të njohura qetësuese, si rozmarina.

Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Pse duhet t’i lani dhëmbët çdo natë – dhe arsyeja nuk lidhet vetëm me shëndetin e gojës
Nëntë mënyra si të trajtoni dhimbjen e dhëmbit gjatë natës
Në Shqipëri ka ardhur BA5, varianti i ri i Covid shkaktar për infektimet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmarrin masa për reduktimin e sasisë së nikotinës në cigare
Ja disa nga përdorimet e vajit të kungullit për qëllime mjekësore
Pse është e rëndësishme larja e dhëmbëve në mëngjes?
 Dr.Klodiana Zaharia: Nuhatja, rëndesia e kësaj shqise mbijetese
Vitamina K: Thelbësore për shëndetin e kockave, ja ushqimet që e përmbajnë dhe efektet anësore të saj