Shkaqet dhe simptomat e ulcerës

Nga mjeku Bardhyl Popa

Ulcera është një lezion i mukozës/cipës gastrike (stomakut). Shkaqet kryesore të sëmundjes ulceroze janë dy: infektimi nga bakteri helikobakter-pylori dhe përdorimi apo abuzimi me barnat antiinflamatore josteroidiene (AIJS), si përshembull aspirina. Megjithëse një pjesë e madhe e popullsisë është e infektuar nga ky bakteri, ulcera nuk shfaqet tek të gjithë.

ulcera peptikeNdër shkaqet e tjera që mund të shkaktojnë ose jo ulcerë, mund të përmendim duhanin, alkoolin, stresin psikologjik apo fizik pas një traume, ndërhyrje apo aksidenti, por edhe antecedentet personale apo familjare për sëmundje ulceroze etj.

 

Cilat janë simptomat?

Simptomat e ulcerës janë të ndryshme, por ulcera mund edhe të mos paraqesë asnjë simptomë (ulcera memece).

Ndër simptomat kryesore mund të përmendim dhimbjen, që është në formë djegie ose shtrëngimi, të përzjerat dhe të vjellat sidomos pas ushqimit, mungesa e oreksit, fryrjet e barkut ose jashtëqitja me ngjyrë të zezë në rastin e një ulcere hemorragjike.

Simptomat e ulcerës gastrike dhe duodenale janë të ngjashme, me përjashtim të periudhës së dhimbjes. Dhimbja e ulcerës duodenale shfaqet disa orë pas ushqimit (kur stomaku është bosh) dhe përmirësohet pas ngrënies. Dhimbja mund ta zgjojë pacientin në mes të natës. Ndërsa dhimbja e ulcerës gastrike shfaqet pothuajse menjëherë pas ushqimit (kur stomaku është plot).

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet