Shkaqet e kollës tek fëmijët, si mund ta qetësojmë

Si ta qetësojmë fëmijën kur ka kollë?

Mjeku këshillon disa masa të thjeshta që vlejnë për të gjitha tipet e kollës.

  • Të pijë më tepër lëngje, sidomos të ngrohta.
  • Lagështoni mjedisin me mjetet e mundshme
  • Lirojeni nga veshja e tepruar
  • Bëni avull me ujë (pa lëndë të tjera)

kolla dhe femijetPër fëmijët mbi një vjeç, një filxhan qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë, 3 herë në ditë (jo për fëmijët nën një vjeçç). Më të rriturve një karamele me mente.

Po medikamente?

Mos u jepni shumë pas tyre, dhe nëse merni vetë në farmaci kërkojeni sipas tipit të kollës: për kollë të njomë, ose të thatë (mos u nisni nga emri, rëndësi ka përbërja). Asnjëherë mos merrni antibiotikë pa u konsultuar me mjekun.

Cilat mund të jenë shkaqet?

Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga mjedisi i shtëpisë. Nëse pihet duhan, atëhere në mënyrë pasive “pi duhan edhe fëmija” shkak tjetër është gazi që përdoret për ngrohje ose gatim. Ndikim kanë edhe gjendje emocionale të veçanta.

Vend të rëndësishëm e shpesh problematik zenë alergjitë dhe infeksionet. Infeksionet më të zakonshme, nga viruset mandej nga mikrobet shkaktojnë mahisje të rrugëve të frymëmarrjes, në rastet më të shumta gjatë stinëve të ftohta. Më të prirur janë fëmijët e moshës deri 3-4 vjeç që frekuentojnë mjedise kolektive (çerdhe, kopshte, etj) kolla me sekrecione të shumta nga hundët, e ngjyrë të verdhë mund të shkaktohet edhe nga sinuziti.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"