Shkarkohen 32 punonjëse në spitalin e Kukësit: Protestë para spitalit

spitali i Kukesit

Rreth 30 punonjëse të Spitalit Rajonal të Kukësit kanë dalë sot në protestë pasi morën me postë njoftimin për largim nga detyra. Punonjëset sanitare kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara godinës së drejtorisë së spitalit, ku kanë kërkuar që drejtuesit e këtij institucioni të rishikojnë vendimin.

Ato kanë deklaruar se largimi nga puna ka ardhur me motivacionin e “Shkurtimit të vendit të punës”, por në fakt janë zëvendësuar nga militantë partiakë.

‘Kam 35 vite punë dhe të më heqin kështu nga puna, kjo nuk bëhet. Më heqin mua e më zëvendësojnë me të tjera” thotë një punonjëse.

“Jam kryefamiljare, kam 5 jetimë, ku do t’i çojë unë? Të mbysim veten?”, shprehet një tjetër.

Largime të ngjashme kanë ndodhur në shumë qendra spitalore në mbarë vendin, dhe në pjesën më të madhe të rasteve vendimet janë pritur me protesta./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO