Shkeljet me hemodializën, Braçe për Spitalin Amerikan: Janë bërë pagesa pa kryer shërbime, KLSH të auditojë 10 vitet e kontratës

Deputeti socialist Erion Braçe i ka kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit të kryejë auditim 10-vjeçar, për te hetuar shkeljet me kontratën e hemodializës, i cili ofrohet nga Spitali Amerikan.

 “Po lexoj nga raporti edhe për vitin 2023 thuhet në të, kontrata koncesionare “Për ofrimin e hemodializës”, ka rezultuar me pagesa për shërbime të pakryera, konkretisht për 9241 raste nën projeksion dhe 1557 raste mbi projeksion, në shumën 103,527 mijë lekë. Këtë gjetje e kam hasur vazhdimisht në vitet, është e njëjta sjellje vit për vit. Cili është rekomandimi që i keni bërë autoritetit përkatës që monitoron këtë kontratë që ka mbaruar praktikisht? Do doja që të kishim një auditim të plotë të 10-viteve të këtyre kontratave, nga dita e parë deri në fund të këtyre kontratave, që të ndihmohet edhe MSH nëse do i zgjasë, t’i lë matanë apo të vazhdojë shërbimi publik”, u shpreh Braçe.

Edhe kreu i KLSH, Arben Shehu, tha se qeveria duhet të bëjë një analizë për rikuperimin e dëmit. Ndërsa renditi edhe shkelje të tjera që janë bërë në fushën e shëndetësisë.

“Për kontratat në shëndetësi kemi kryer veprimet, ua kemi vënë në dispozicion të Kuvendit. Ne jemi shprehur për problematikat, dhe shteti duhet të bëjë një analizë të detajuar për të rikuperuar dëmin brenda afateve të detyrueshme. Në fushën koncesioneve, janë konstatuar shkelje të kritereve të financimit, mangësi në monitorim dhe në vlerësimin e efekteve buxhetore afatgjata. Në disa raste është vijuar me pagesa për shërbime që nuk janë kryer, oseditortransparency2025$$e që janë kryer në vëllime më të ulëta se projeksioni. Fenomene të tilla janë vërejtur në kontrata të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, ku raportimi i shpenzimeve ka tejkaluar buxhetet e miratuara dhe detyrimet janë likuiduar në kundërshtim me përmbajtjen kontraktore, përfshirë edhe TVSH-në”, shprehet Arben Shehu, kreu i KLSH-së.

Për raportin e vitit 2024 kreu i KLSH deklaroi se janë kryer 159 auditime ndërsa janë kryer 13 kallëzime penale, të cilat përfshijnë rastet ku auditimi zbuloi veprime ose mosveprime me shkelje të rënda të ligjit.

Postime të ngjashme

3 ushqime që shkaktojnë dhimbje koke
Zgjoheni me dhimbje koke në mëngjes? Kjo mund të jetë arsyeja
Dermatologia tregon sa gota ujë në ditë duhet të pimë për të patur një lëkurë me shkëlqim
Uji i ftohtë apo i ngrohtë, cili është më efektiv për larjen e duarve
Studimi: Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të lidhet me sëmundjet kryesore vdekjeprurëse në mbarë botën
Kjo perime mund të parandalojë plakjen e parakohshme, nëse konsumohet në këtë orar
Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve
6 gabime që bëjmë kur lajmë dhëmbët