Shkenca konfirmon: 3 përbërës natyralë mund të eliminojë osteoarthritin

Përgatiti: E.B

Osteoarthriti (OA) shkakton simptoma të ndryshme si dhimbja, ënjtja, rritja jonormale e kockave, kërcja e shpërfytyruar dhe humbja e aftësisë lëvizëse.

Ky artikull do të paraqesë 3 përbërës natyrorë që mund të ndihmojnë në luftimin e osteoartritit në gjunjë: xhelatinë, shafran Indie dhe farat e susamit. Në bazë të hulumtimit këta përbërës janë alternativa shumë më të sigurta se ilaçet.

Xhelatina

Një studim që u raportua në një takim të Akademisë Amerikane të Mjekëve në Dallas, tregon se shtimi i një shtojce speciale të xhelatinës në dietë, mund të sigurojë një lehtësim për njerëzit me osteoartrit në gju.

Në studim, 175 pacientë me osteoarthrit në gju ishin caktuar rastësisht për të marrë një shtesë të përditshme xhelatinë.

Ata që morën një shtesë që përmbante 10 gram xhelatinë plus kalcium dhe vitaminë C kishin përmirësime të rëndësishme në dhimbje, ngurtësi dhe masa lëvizshmërie. Xhelantinën mund ta merrni nëpërmjet ushqimit apo si suplement.

Shafran Indie

Në vitin 2009, një studim i botuar në revistën “Alternative and Complementary Medicine”, shqyrtoi efikasitetin dhe sigurinë e ekstraktit të shafranit të Indisë në pacientët me osteoartrit në gju. Ky studim me bazë në Tajlandë përfshinte 107 pacientë me osteoartrit në gju të cilëve iu dha:

Ibuprofen (800 mg në ditë) ose ekstrakt shafrani Indie (2 g në ditë).

Pas 6 javëve, të dy grupet e pacientëve u vlerësuan në rezultatet kryesore, të cilat përfshinin:

  • Ecje
  • Ngjitje në shkallë
  • Niveli i dhimbjes gjatë kryerjes së këtyre detyrave

Të dy grupet u përmirësuan pas periudhës së trajtimit dhe grupi i personave që përdorën shafran shfaqi më pak dhimbje gjatë ecjes. Hulumtuesit arritën në përfundimin se ekstrakti i shafranit ishte efikas dhe i  sigurt njëlloj si si ibuprofeni për trajtimin e osteoarthritit të gjurit.

Farat e susamit

Një grup kërkimor nga Universiteti Tabriz në Iran vendosi të studiojë efektin e susamit mbi simptomat e osteoartritit të gjurit.

Pesëdhjetë pacientë u përfshinë në studim dhe u ndanë në dy grupe. Grupi i kontrollit mori terapinë standarde, e cila përfshinte 500 miligramë Tylenol dy herë në ditë së bashku me 500 miligram glukozaminë një herë në ditë. Njëzet e pesë pacientë në grupin që konsumoi susam përdorën 40 gramë fara të susamit së bashku me terapinë standarde të medikamenteve. Studimi zgjati dy muaj dhe të dy grupet u krahasuan më pas në ndjeshmërinë e tyre ndaj dhimbjes. Pacientët që merrnin susam kishin shumë më pak dhimbje krahasuar me homologët e tyre./healthyandnaturalworld

 

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje