Shkenca shumë afër kurimit të skizofrenisë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarë në të gjithë botën janë shumë optimistë se mund të gjendet shumë shpejt një kurë për pacientët që vuajnë nga skizofrenia. Hulumtuesit shkencorë nga Kina dhe Amerika kanë provuar nëpërmjet skanimeve të Rezonancës Magnetike të Imazheve se truri i pacientëve me skizofreni përpiqet të shërohet vetë në mënyrë që të luftojë çrregullimet mendore.skizofreni

Ata arritën në këtë përfundim pas studimit që kryen tek rreth 100 pacientë të prekur nga skizofrenia dhe 83 njerëz të tjerë në gjendje normale. Hulumtuesit shkencorë përdorën teknologjinë MRI dhe një metodë të veçantë e njohur si “analiza e korrelacionit” për të monitoruar rritjen e indit të trurit tek pacientët.

Kjo metodë është përdorur për herë të parë për të parë nëse truri arrin t’i shërojë vetë çrregullimet mendore.

Rezultatet e këtij studimi mund të përdoren për të trajtuar sëmundjen e skizofrenisë. Studime të tjera mbi këtë sëmundje mund të nxjerrin gjithashtu në dritë një trajtim tjetër të mundshëm të sëmundjeve të tjera mendore.

Hulumtuesit shkencorë thonë se tani që kanë gjetur se indet e trurit mund të rregullohen vetë, edhe pse në një shkallë të vogël, ata do të vazhdojnë të skanojnë rregullisht trurin e pacientëve që shfaqin shenjat e para të skizofrenisë për të përcaktuar progresin e sëmundjes.

Rezultatet e këtij studimi u publikuan në numrin e fundit të revistës “Psychology Medicine”.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër