Shkenca në mjeksi po avancon në mënyrë spektakolare. Kush do ta mendonte se lëkura e njeriut mund të krijohet në mënyrë spektakolare edhe në laborator. Pikërisht kjo arritje mund të sjellë që
lëkura e rritur në kushte laboratorike mund të zëvendësojë së shpejti përdorimin e kafshëve për testime të medikamenteve të reja, apo produkteve kozmetike.
Në Britani një grup shkencëtarësh të Kolegjit Mbretëror të Londrës ia ka arritur që të rrisë një shtresë lëkure nga qelizat staminale, e cila është shumë e përafërt me lëkurën e njeriut por është më e depërtueshme se ajo. Sepse, shteras e jashtme e lëkurës së njeriut – Epidermis, e njohur ndryshe edhe si veshja e guaskës – është një barrierë mbrojtëse ndaj lagështirës dhe mikrobeve.
Sipas shkencëtarëve, kjo arritje mund të rezultojë një zgjidhje shumë më efektive nga pikëpamja e kostos financiare për realizimin e testimeve të barnave dhe produkteve kozmetike që kryhen aktualisht te kafshët. Disa nga përfundimet e këtij studimi janë publikuar në sajtin e revistës shkencore Qelizat Staminale, përveçse në atë të kolegjit britanik.
Rritja e lëkurës në kushtet laboratorike është një arritje shkencore prej vitesh, ashtu si edhe e veshkës, mëlçsisë apo veshit. Por përparimi në këtë sector të inxhinierisë genetike, kësja rradhë është edhe për faktin se kjo metodë mund të shfrytëzohet fare mirë edhe në studimin e sëmundjeve të lëkurës dhe parandalimin e tyre më mirë në të ardhmen.



