Shkencëtarët bien dakord: Kjo është dieta më e mirë për të rënë në peshë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Po të bëni një kërkim të thjeshtë në Google për “dietën më të mirë për të rënë në peshë”, mund të gjeni me qindra artikuj që i janë kushtuar kësaj teme jo pak të rëndësishme.

Por, asnjëra prej tyre nuk bie dakord se cila është dieta më e mirë për t’u dobësuar.dieta

Disa do të thonë se dietat me pak yndyra janë më të mira, të tjera sugjerojnë të hiqni dorë nga karbohidratet, sheqeri dhe gluteni, pasi ata janë armik të trupit.

Numërimi i kalorive është gjithashtu shumë popullor.

Në vitin 2014, kur hulumtuesit shkencor nga Universiteti i Torontos ekzaminuan artikujt shkencor mbi humbjen e peshës, përfshirë këtu edhe  48 eksperimente të kontrolluara, ata arritën në përfundimin se dieta më e mirë për t’u dobësuar është ajo që u ngjit më shumë njerëzve për një kohë të gjatë.

Nëse nuk të ngjit dieta, atëherë është e pamundur që të humbasësh ato kilet bezdisëse në trup. Sipas hulumtuesve shkencorë, mundësia për të ndjekur një dietë mund të jetë parashikuesi më i mirë për suksesin e rënies në peshë sesa dieta që zgjidhni.

“Ju nuk i shtuat 10 kg në një natë. Ju deshën kohë. Prandaj mos prisni t’i humbisni të 10 kilogramët menjëherë”, thotë dietologu Albert Matheny.

“Konsistenca dhe ndryshimi i mënyrës së jetesës për një kohë të gjatë është ajo që sjell suksesin e rënies në peshë”.

Plus, edhe pasi keni rënë në peshë, ju mund t’i fitoni ato, madje edhe më shumë seç keni humbur. Rifitimi i peshës është një problem serioz që shumë njerëz nuk e kuptojnë. Ai është rezultat i heqjes dorë nga dieta në momentin e parë që arrin të ashtuquajturin “vijën e finishit”.

Nëse nuk ha në një mënyrë të caktuar përgjatë gjithë jetës, dieta është një ushtrim pa domi”, thotë Church. Gjeni një mënyrë ushqyerjeje që do t’ju ndryshojë mënyrën e jetesës. Qëllimi është të gjeni në mënyrë të jetesës që do të ndihmojë në rënien në peshë. Vetëm ky program mund të funksionojë”.

Cila dietë mund të ngjisë me ju?

Kjo është pyetje një milionë dollarësh, apo jo? Dhe, siç mund ta kuptoni, është e ndryshme për çdonjëri. Megjithatë çdo dietë e qëndrueshme duhet të plotësojë disa kritere:

Të jetë e shëndetshme

Nuk është mirë të shmangni konsumimin e ushqimeve të caktuara vetëm sepse ashtu thotë dieta. Qëllimi nuk është vetëm të bini në peshë, por edhe të jeni të shëndetshëm. Sepse, çfarë të mirë ka rënia në peshë nëse përfundon i sëmurë.

Gjithçka lidhet vetëm me ndryshime të vogla

“Një dietë duhet të përfshijë ndryshime të vogla në shumë aspekte, sesa ndryshime ekstreme në një aspekt”, thotë Matheny. Për shembull, konsumimi i perimeve më çdo vakt, reduktimi i konsumimit të sheqerit dhe ngrënia mes vakteve është një mënyrë më praktike për t’u dobësuar.

Bazohet tek atësitë tuaja

Çdo ditë që vlerëson kaloritë nuk të tregon çfarë duhet dhe nuk duhet të hash. Ajo ju mëson si të pëlqeni ushqime të shëndetshme, si të luftoni ngrënien e tepërt nga gjendja emocionale duke vlerësuar urinë e vërtetë. Këto aftësi janë të rëndësishme në mënyrë që t’ju ngjisë dieta.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin