Shkencëtarët e lidhin këtë pije me kancerin e lëkurës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Konsumimi i vetëm një gote verë të bardhë çdo ditë rrit rrezikun me 13% të zhvillimit të formës më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, ka zbuluar një studim i ri.vere-e-bardhe

Ekspertët thonë se format e tjera të alkoolit – birra, vera e kuqe dhe pijet e distiluara – nuk përbëjnë rrezik për zhvillimin e melanomës.

Vera a bardhë, sipas tyre, lëshon disa substanca që janë të dëmshme për trupin. Efekti nuk është i njëjtë tek vera e kuqe, duke qenë se antioksiduesit e mirë tek kjo pije mund të neutralizojnë dëmin e substancave.

Çdo vit, mbi 15 mijë britanikë preken nga melanoma – forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës – dhe mbi 2500 vdesin nga kjo sëmundje.

Shkencëtarët nga Universiteti Brown monitoruan më shumë se 200 mijë të rritur për rreth 18 vjet për të parë impaktin e kësaj pijeje.

Ata zbuluan se vera e bardhë ishte një ndër faktorët më të rrezikshëm të kancerit të lëkurës.

Autori kryesor i studimit, Eunyoung Cho, i rekomandon individët që kanë faktorë të tjerë nxitës të melanomës, ta kufizojnë konsumimin e verës së bardhë për të ulur rrezikun e zhvillimit të melanomës dhe llojeve të tjera të kancerit.

Ekspertët rekomandojnë që të mos konsumoni më shumë se gjashtë gota standarde 175 ml me verë apo birrë në javë.

Studimi është publikuar tek revista “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë