Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për të ndaluar përhapjen e kancerit

Përshtati në shqip për gazetën”Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë zbuluar se medikamentet aktuale mund të ndalin përhapjen e qelizave kancerogjene në trup. Gjatë lëvizjes nëpër trup, qelizat kancerogjene harxhojnë lëndët ushqyese dhe oksigjenin, të cilët çojnë në përhapjen e shpejtë të kancerit.kancer

Kjo do të thotë se këto qeliza ose duhet të largohen nga tumori dhe të pushtojnë pjesët e tjera të trupit, ose të vdesin. Rreth 90% e vdekjeve nga kanceri shkaktohen pasi qelizat kancerogjene fillojnë të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Kërkuesit shkencorë nga Instituti Ndërkombëtar i Kancerit në SHBA kanë zbuluar një pjesë kyçe të procesit që mundëson lëvizjen e qelizave në trup, dhe kanë arritur të ndalojnë funksionimin e saj në testimet laboratorike.

Ata i injektuan qelizat kancerogjene, të trajtuara në laborator, në gjoksin e minjve femra, dhe panë që ato ktheheshin në tumor, por nuk përhapeshin në mushkëri, mëlçi ose kocka. Autorja kryesore e studimit, profesoresha Kay MacLeod, nga Departamenti për Hulumtimin e Kancerit në Universitetin e Çikagos, tregon se shkencëtarët kanë vendosur të zbulojnë se çfarë do të ndodhte nëse ata do të ndalonin procesin e quajtur “autofagi” në qelizat kancerogjene.
Ky proces luan një rol mbrojtës tek qelizat kancerogjene, largon materialin e dëmtuar dhe proteinat e deformuara, duke eliminuar patogjenët dhe luftuar kancerin.

Por, kur gjenet e lidhura me këtë proces mbeten në qelizat kancerogjene, ai pengon lëvizjen e tyre.

Qelizat kancerogjene lëvizin duke shtyrë përpara “ngjitësin” e proteinës, kanë zbuluar shkencëtarët. Pasi qeliza përçon ngjitësin, proteina fillon të zbërthehet dhe tretet nga procesi “autofagi”. Por nëse ky proces pengohet, atëherë ngjitësi mbrapa vazhdon i pa përçarë.

“Me pak fjalë, në mungesë të procesit ‘autofagi’, qelizat kancerogjene nuk mund të përhapen në trup. Prandaj mendojmë se parandalimi i këtij procesi pengon metastazën tumorale”, u shpreh prof. MacLeod.

Sipas saj, parandalimi i këtij procesi mund të jetë një mënyrë efikase për të ndaluar përhapjen e kancerit ose metastazës tek trupi i pacientit.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave