Shkencëtarët krijojnë mitrën artificiale, mund të shpëtojë foshnjat e lindur para kohe

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Foshnjat e lindur para kohe mund të mbahen në jetë në të ardhmen me anë të një “mitre artificiale” që shkencëtarët po planifikojnë ta testojnë tek njerëzit. Fillimisht ata e kanë testuar tek qengjat dhe ka rezultuar gjithçka e suksesshme.

Një çantë plastike e mbushur me lëngje amniotikr – lëngu i pasur në vlera ushqyese që mban fetusit në mitër – krijoi mundësinë e zhvillimit të fetusit qengj në një moshë të barasvlershme me 23 javë tek njerëzit.

Foshnjat humane të lindur në javën e 23-të kanë vetëm 15% shanse që të mbijetojnë. Shansaet rriten me 55% në javën e 24-të, ndërsa bebet e lindur në javën e 25-të janë 80% shanse që të jetojnë.

Bebet e lindur para kohe zakonisht mbahen në inkubator që të jenë më ngrohtë, ndërsa shpikja e re është e ngjashme me mitrën e vërtetë, thonë shkencëtarët tek Qendra për Kërkimet Embrionale tek Spitali i Fëmijëve në Filadelfia.

“Ky sistem është potencialisht shumë më superior se ajo çka mund të bëjnë aktualisht spitalet për bebet e lindur 23-javësh,” thotë dr.  Alan Flake, drejtori i kësaj qendre.

“Këta foshnje kanë një nevojë urgjente për një urë mes mitrës së nënës dhe botës së jashtme. Nëse do të mund të zhvillonim një sistem jashtë-mitre për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e organeve për vetëm pak javë, mund të ndihmojmë fëmijët e lindur para kohe.

6 qengja të lindur para kohe janë përdorur për të testuar versionin e fundit të “pajisjes mbështetëse jashtë-mitrës”.

Hulumtuesit shkencorë besojnë që ky sistem i ri të jetë gati për t’u testuar tek njerëzit brenda 3-5 vitesh.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi