Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit kanë gjetur se kombinimi i piperit të zi me shafranin e Indisë mund të jenë efektive në parandalimin e shumë sëmundjeve, madje edhe të kancerit të gjirit.
Piperi i zi dhe shafrani i Indisë të kombinuara së bashku mund të parandalojnë inflamacionin dhe infeksionet e ndryshme, si dhe mund të përshpejtojnë absorbimin e komponimeve të dobishme. Ja disa nga përfitimet më të rëndësishme shëndetësore që sjell ky kombinim:
Lufta kundër kancerit: hulumtimi i fundit ka zbuluar se një kompleks i gjendur në piperin e zi, i quajtur piperinë mund të jetë mjaft i fuqishëm dhe efikas në luftën kundër kancerit kur kombinohet me shafranin e Indisë. Kombinimi i kurkumit që gjendet tek shafrani i Indisë me piperinën japin një medikament shumë të fuqishëm.
Humbje peshe: ky kombinim mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë gjithashtu. Piperina përshpejton metabolizmin duke bërë që të digjen shumë kalori. Ajo gjithashu shkakton ndjesi ngopje dhe plotësie.
Antidepresant natyror: kombinimi i këtyre erëzave përmban komponime active me efekte anti-depresive. / Burimi: justhealthylifestyle.com


