Shkencëtarët: Një hap larg zbulimit të vaksinës universale kundër kancerit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë hedhur një hap përpara në krijimin e një vaksine universale për të gjithë llojet e kancerit. Ata mendojnë se nëse ndërhyhet tek sistemi imunitar për ta parë kancerin si një virus vdekjeprurës, mund të arrijnë të zbulojnë vaksinën universale kundër kancerit. Hulumtuesit shkencorë e kanë hedhur hapin e parë drejt terapisë së re revolucionare, e cila është testuar tek tre pacientë me melanoma, një nga format më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës.vaksine_kancer

Në secilin rast, u vërejt një reagim i fortë i sistemit imunitar kundër kancerit, edhe pse fazat e para të testimit nuk ishin projektuar për të matur efikasitetin e këtij trajtimi të ri.

Trajtimi përfshin udhëzime gjenetike për një proteinë specifike të kancerit, e koduar në molekulën e ARN, e cila përdoret për të stimuluar sistemin imunitar.

Molekula ARN ndihmon sistemin imunitar të përcjellë viruset, vetëm në rastin kur shënjuesit janë qelizat kancerogjene.

Studimi gjerman rrit mundësitë e krijimit të një vaksine që mund të përdoret për çdo lloj kanceri, madje edhe versionet më të reja të kësaj sëmundjeje që zhvillohen brenda një pacienti.

Në një artikull të shkruar në revistën ‘Nature’, profesor Ugur Sahin, autori kryesor i studimit, nga Universiteti Johannes Gutenberg në Gjermani, tregon: “Virtualisht çdo antigjen (proteinë) e tumorit mund të kodohet nga ARN.

ARN është produkt parësor i gjeneve, domethënë i ADN-së dhe ka strukturë të ngjashme me të. Ajo përdoret për të transferuar udhëzimet e kodit gjenetik tek makineria që prodhon antigjenët tek qelizat. Për të krijuar vaksinën, shkencëtarët kanë krijuar “qeliza” artificiale nanogrimcash të përbëra nga ARN dhe e rrethuar nga një membranë yndyrore lipide.

Sekuenca të ndryshme të ARN-së janë përdorur në të dyja eksperimentet të kryera tek minjtë ashtu edhe njerëzit.

Studiuesit kërkojnë ende kohë për të pasur një rezultat përfundimtar, pasi në tre pacientët e testuar vaksina provoi se sistemi imunitar reagoi, por sërish nuk zhduku plotësisht qelizat kancerogjene.

Në njërin prej pacientëve, të cilit i ishte shfaqur sëmundja fillimisht në lëkurë e më pas i preku mushkëritë, mjekët thonë se vaksina ndaloi përhapjen e tetë tumoreve që ai kishte në organ.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?