Shkencëtarët: Një person vdes çdo 6 sekonda nga duhani

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Duhanpirja është akoma një shkaktarët kryesor të vdekjeve në botë, ku vret 6 milionë njerëz çdo vit, ose një person çdo gjashtë sekonda.duhan

Nëse ky trend do të vazhdojë, OBSH parashikon që më shumë se 1 miliardë vdekje të ndodhin këtë shekull si pasojë e duhanit.

Vdekjet që vijnë nga pirja e duhanit po rriten ndjeshëm kudo në botë dhe 80% e tyre priten të ndodhin në vendet me shoqëri të zhvilluar deri në vitin 2030.

Pavarësisht se janë bërë një sërë fushatash ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit, shumë njerëz në të gjithë botën, sidomos në vendet në zhvillim, vazhdojnë të konsumojnë duhan.

Në shumë shtete, paralajmërimet për dëmet e duhanit gjenden në 90% të paketave që shiten.

Përfaqësues nga të paktën 178 shtete do të organizojnë këtë javë takime në kryeqytetin e Indisë për të diskutuar se si mund ta çojnë më tej luftën kundër duhanit dhe të ndalojnë kompanitë që lobojnë për duhanin.

Fushatat kundër duhanit kanë pasur një farë suksesi. Është pranuar gjerësisht, sidomos nga liderët kombëtarë, që duhanpirja shkakton kancer, sëmundje kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, si dhe shumë dëme të tjera në shëndet.

Por, këto paralajmërime nuk kanë ndërgjegjësuar akoma shumë popuj. Prandaj aktivistët e kanë kthyer fokusin e tyre tek njerëzit e varfër dhe të paarsimuar në vendet në zhvillim.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo