Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe Gazeta Shëndet+: Blertina Koka
Apendiksi është menduar gjithmonë si një organ i padobishëm, që nuk është problem edhe nëse hiqet. Por, së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar se apendiksi mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në sistemin iminutar, pasi ndihmon në luftimin e viruseve.
Ata mendojnë se organi – i cili ndodhet në vendin ku zorra e hollë bashkohet me zorrën e trashë – shërben si një rezervues i bakterit të mirë.
Tek njerëzit ky organ është rreth 10 cm i gjatë dhe gjendet në pjesën e poshtme të stomakut, djathtas. Ai mund të shkaktojë apendicitin, pasi ënjtet nga inflamacioni akut dhe në disa raste plas.
Gjithmonë është shtruar pyetja përse kemi një apendiks, pasi dukej sikur nuk kishte asnjë rol në trupin e njeriut.
Por, zbulimi i fundit hedh dritë mbi këtë çështje.
Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Midwestern, në Arizona të Amerikës, të drejtuar nga dr. Heather Smith, po studiojnë për evoluimin e apendiksit tek gjitarët.
Ekipi ka mbledhur informacione për prezencën dhe mungesën e apendiksit tek 533 specie gjitare, dhe kanë projektuar pemën gjenetike të këtyre specieve për të provuar dhe përcaktuar pse disa specie janë apendiks dhe të tjerët jo.
Dr. Smith dhe koleget e saj thonë se kanë zbuluar se apendiksi sapo evoluon tek speciet, ndodh rrallë që ajo të zhduket.
Kjo, sipas tyre, tregon se ky organ shërben për një qëllim të rëndësishëm. Pasi kontrolluan edhe faktorë të tjerë, si dietën ushqimore, klima, sa sociale është një specie dhe ku jeton, hulumtuesit shkencorë arritën të hedhin poshtë teoritë e kaluara, që sugjerojnë se apendiksi është i lidhur me dietën dhe faktorët mjedisorë.
Në vend të kësaj, ata zbuluan se speciet, përfshirë edhe njerëzit, që kanë apendiks kanë një përqendrim më të lartë se mesatarja të indit imunitar.
Ky ind, i njohur si indi limfatik, mund të stimulojë gjithashtu rritjen e disa llojeve të baktereve të mira – gjë që tregon se apendiksi shërben si një “vendstrehim i sigurt” për bakteret e dobishme të zorrës.
Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/


