Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Dieta ushqimore, lëndët e ndryshme ushqyese, mënyra e jetesës etj, të gjitha janë shumë të rëndësishme për të qenë të shëndetshëm dhe mbajtur trupin në formë. Por, një studim i ri ka zbuluar se sekreti i vetëm për të pasur një “trup të ri në moshë të vjetër” është aktiviteti fizik.
Ekspertët nga Universiteti Guelph, në Ontario, Kanada, kanë zbuluar se njerëzit e moshuar që kanë qenë atletë të rinj, ose më vonë, kanë kocka më të forta dhe muskuj më të “rinj”.
Më saktësisht, këmbët e tyre janë 25% më të forta dhe kanë 14% më shumë masë muskulore krahasuar me personat që nuk kanë kryer aktivitet fizik në të shkuarën.
Në studimin e publikuar tek Revista Psikologjia e Aplikuar u krahasuan disa kampionë në fushën e atletikës, që kishin arritur të 80-at, dhe njerëz të zakonshëm të të njëjtës moshë.
“Një nga aspektet më të rëndësishme dhe më unike e këtij studimi është përfshirja e kampionëve botërorë në fushën e atletikës, të cilët janë tani mbi 80 vjeç”, shprehet autori kryesor i studimit, dr. Geoff Power.
“Kemi parë 7 kampionë botërorë” tregon ai. “Ata tregojnë më së mirë sekretin e rinisë së përjetshme”.
Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/


