Shkencëtari shqiptar fiton çmim ndërkombëtar në trajtimin e sklerozës

Edor Kabashi

Shkencëtari shqiptar Edor Kabashi është fitues i edicionit të 8-të të Çmimit Ndërkombëtar PG për Mjekësisë. Ai është përzgjedhur nga 15 punime shkencore gjithsej dhe materiali i tij është një zbulim i rëndësishëm në zhvillimin e trajtimeve të reja për Sklerozën Laterale Amiotrofike (ALS). Çmimi jepet nga Institutit Gontijo Paulo për të nxitur kërkimet e studiuesve të rinj në mbarë botën për të ndihmuar në shërimin e ALS.

Fituesi i çmimit, dr. Kabashi, tha se “Ekipi im punon për të kuptuar më mirë sesi një shumëllojshmëri e mutacioneve gjenetike mund t’u shkaktojë neuroneve motor degjenerim në ALS. Ne përfitojmë nga një element i thjeshtë kurrizor, peshku zebra, ku një ose disa gjene mund të manipulohen. Duke përdorur këtë paradigmë, kemi përshkruar se disa gjene të mëdha ALS bashkëveprojnë së bashku dhe funksionojnë në rrugët e zakonshme.” Dr. Edor Kabashi, nga Durrësi, dhe ekipi që ai drejton punojnë që prej tre vjetësh në Paris. Shkencëtari shqiptar është nderuar edhe me çmime të tjera në këtë fushë.

Çmimi Ndërkombëtar i Mjekësisë PG është njohur nga komuniteti shkencor ndërkombëtar dhe nga partnerët e saj Aleanca Ndërkombëtare e ALS, Motor Neurone Diasese Association (MNDA) dhe Komuniteti Europian për kërkime për kurimin e ALS (ENCALS). Autori fitues i studimit shkencor do të 20,000 dollarë dhe një medalje të artë gjatë Simpoziumi XXVI Ndërkombëtar mbi ALS / MND që do të mbahet në Dublin (Irlandë) në dhjetor. Rezultatet e studimit do të paraqiten në hapjen e Simpoziumit për komunitetin shkencor. Në këtë veprimtari zakonisht janë mbi një mijë pjesëmarrës ndërkombëtare.

Burimi: ata.gov.al / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni