Kryefaqja Femijet Shkenctarët thonë se ky ushqim mund të ketë ndikim shumë të madh...

Shkenctarët thonë se ky ushqim mund të ketë ndikim shumë të madh në sjelljen e fëmijëve

0
Shpërndaje

Shkencëtarët zbulojnë ushqimin , që mund të ketë ndikim shumë të madh në sjelljen e fëmijëve

Fëmijët që hanë peshk dy herë në javë janë më të shoqërueshëm dhe të sjellshëm, sugjeron një studim i ri. Ekspertët që qëndrojnë pas hulumtimit tani po u bëjnë thirrje prindërve që të kujdesen për dietën e fëmijëve.

Dr. Caroline Taylor, profesoreshë e asociuar në të ushqyerit në Universitetin e Bristolit, tha: “Dëshmitë tona që lidhin konsumin e peshkut me zhvillimin më të mirë të sjelljes janë të qarta. Ne rekomandojmë fuqimisht prindërit, që të ofrojnë të paktën dy porcione peshk në javë.”

Studiuesit zbuluan gjithashtu se fëmijët që nuk hanë peshk kanë më shumë gjasa të jenë egoistë, janë më pak miqësorë dhe sillen në një mënyrë egoiste.

Sipas hulumtimeve të mëparshme, ushqimet e detit janë një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, selenit dhe jodit – lëndë ushqyese të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit dhe funksionin njohës.

Si rezultat, ekspertët donin të hetonin nëse ka një lidhje midis sjelljes, IQ dhe konsumit të ushqimeve të detit tek fëmijët.

Ekipi ekzaminoi të dhënat e pothuajse 6000 të rinjve të moshës nga shtatë deri në nëntë vjeç në Angli.

Rreth 7.2 për qind e fëmijëve nuk hanin peshk çdo javë; 63,9 për qind hëngrën një deri në 190 gram në javë dhe 28,9 për qind konsumonin më shumë se 190 gram peshk çdo javë – ekuivalenti i më shumë se dy porcioneve.

Fëmijët shtatë vjeç që nuk konsumonin peshk, krahasuar me ata që hanin të paktën 190 gram peshk çdo javë, kishin 35 për qind më shumë gjasa të shfaqnin zhvillim të sjelljes nën mesataren. Kjo u rrit në 43 për qind në mesin e nëntëvjeçarëve.

Fëmijët që nuk hanin peshk kishin gjithashtu më shumë gjasa të shfaqnin ‘sjellje jo prosociale’, sipas studimit të ri, i cili është publikuar në revistën European Journal of Nutrition.

Sjellja ‘prosociale’ përfshin ndërveprime miqësore, altruizëm dhe ndarje.

NHS thotë se një ‘dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar’ duhet të përfshijë të paktën dy porcione peshku në javë, – si salmoni, skumbri ose sardelet./Dailymail

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here