Shkëputet ashensori i pallatit në “Don Bosko”, plagoset një vajzë

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në një pallat në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet. Mësohet se ashensori i një prej pallateve në këtë zonë është këputur duke pasur brenda njerëz. Ashensori ka rënë nga kati i katërt, në të parin.

Brenda ashensorit ka qenë një vajzë e cila ka mbetur e plagosur. Vajza është transportuar në spital. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Një grup hetimor po verifikon kushtet teknike dhe mirëmbajtjen e ashensorit si dhe kompaninë që e ka instaluar dhe mirëmbajtur. Sipas dëshmive rënia e ashensorit ka shkaktuar shumë zhurmë, duke sjellë panik tek banorët që kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet