Shkodër, mbetjet spitalore, të pranishme kudo*

mbetje-spitalore-në-shkodërKontenierët e mbetjeve ndodhen pak metra nga vendi ku depozitohen mbetjet spitalore, ndërsa ato hidhen në lulishte, dhe jo në koshat e vendosur për këtë qëllim. Këto mbetje qëndrojnë për ditë të tëra në këtë shesh në pritje të djegies së tyre në autoklava. Në të tilla kushte, mbeturinat spitalore favorizojnë terrenin për përhapjen e sëmundjeve infektive. Ekspertët e shëndetit publik vënë në dukje se hedhja e tyre pranë kontenierëve të plehrave është e rrezikshme, pasi mbartin në vetvete infeksionet e rënda të sëmundjes që kanë kuruar ose të helmeve që mund të jenë larguar nga trupi i pacientit që është kuruar me to. Për shkak të kësaj situate, qytetarët që lëvizin pranë kësaj zone, por edhe të pacientët, janë më të rrezikuarit për t’u prekur nga sëmundjet infektive.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën