Shkolla e drejtorëve të spitaleve, nis cikli i dytë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vlerësoi vijimin e “shkollës së drejtorëve” që i shërben krijimit të menaxherëve më të aftë për drejtimin e spitaleve rajonale dhe bashkiake

Nis cikli i dytë i shkollës së menaxhimit për drejtuesit e spitaleve publike.  20 drejtorë dhe nëndrejtorë të spitaleve do të trajnohen për menaxhim spitalor, për të administruar më mirë institucionet shëndetësore që ata drejtojnë. Në ciklin e dytë të shkollës së drejtorëve në fokus do të jenë drejtuesit e spitaleve bashkiake.

Vendimi për hapjen e Shkollës së Drejtorëve u shpall në qershor nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me mbështetjen e projektit “Shëndet për të Gjithë”.

Cikli i dytë i shkollës së drejtorëve do të vijojë për 5 javë radhazi, ku drejtuesit e spitaleve bashkiake do të trajnohen për mirëadministrimin e burimeve financiare dhe njerëzore, që në thelb kulmojnë te një shërbim më cilësor për qytetarët.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lektorë të njohur vendas dhe të huaj do të drejtojnë këto kurse intensive, duke nisur që nga konceptet bazë të menaxhimit “shkolla e drejtorëve”, për të vijuar me menaxhimin e burimeve njerëzore, deri tek motivimi i duhur i stafit. Një komponent i rëndësishëm do të jetë edhe ai i komunikimit publik dhe menaxhimi i krizave./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë