Shkon në 100 numri i të helmuarve në Bulqizë, mjeku: Shqetësuese

Shkon në 100 numri i banorëve të helmuar në qytetin e Bulqizës, duke e bërë situatën çdo ditë e më shqetësuese. Ndërsa priten analizat përfundimtare për të mësuar se çfarë e ka shkatuar helmimin e banorëve, mjeku Ramazan Ceni është i bindur se një situatë të tillë e ka shkaktuar uji.

“Personat paraqiten me bark dhe të vjella por edhe me dhimbje barku. Helmimi ka ardhur nga uji, fluksi i të prekurve vazhdon”,- thotë ai.

I pyetur nga gazetari Enver Doçi ai thotë se situata vijon të jetë shqetësuese, pasi vetëm sot janë paraqitur 6 rastë të rjea, 2 fëmijë dhe 4 të rritur.

Ndërsa mjeku Shahin Kaja, veç ujit të pijshëm thotë se mund të jetë shkaktare edhe ndonjë furrë buke, apo keqbërës.

Ndërsa një prej pacientëve në spital thotë se ata janë prekur të gjtihë si familje nga helmimi.

“Nuk e dimë çfarë kemi. Dyshojmë se nga uji ka ardhur”,- thotë kryefamiljari.

Burimi: Balkan Web

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik