Shkon në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë trajneri i boksit Skënder Kurti

Ish-boksieri Skënder Kurti është viktima e 21-të në Shqipëri nga koronavirusi COVID-19.

61-vjeçari pësoi vdekje klinike në 23 mars, dhe u raportua si viktima e pestë e koronavirusit në Shqipëri, por më pas duket se stafi mjekësor bëri mrekulli duk e mbajtur gjallë.

Ai prej disa ditësh qëndroi në terapi intensive. Kurti nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurrës dhe ka ndërruar jetë sot më 5 prill.

Skënder Kurti, ish-sboksier  i dalluar që në rini ka punuar si trajner boksi për rreth 30 vite. Kurti është trajneri i parë i kombëtares shqiptare të boksit dhe Tiranës.

Vdekja e Skënder Kurtit konfirmohet dhe nga MSH e cila kujton se trajneri i boksit vuante nga hipertensioni teksa prej 20 ditësh ndodhej tek Infektivi.

NJOFTIMI ZYRTAR

Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë 61 vjeçari me COVID19 në spitalin infektiv

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave