Një 71-vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, duke e çuar numrin e personave që kanë humbur jetën në vendin tonë në 27.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 71-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë humbur betejën me këtë sëmundje në 27.


