Shkon në 427 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Numri i viktimave nga koronavirusi i ri 2019 – CoV në Kinë vazhdon të rritet. Sipas raportit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, numri i viktimave ka shkuar në 427 persona, prej tyre 64 vetëm të hënën. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 20,629 persona.

Ndërsa, deri tani, kanë dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore 635 persona.

Në Hong Kong është regjistuar edhe viktima e parë nga koronavirusi dhe bëhet fjalë për një 39-vjecar, i cili kishte udhëtuar disa ditë më parë në qendën e shpërthimit të virusit, Wuhan.

Një sërë vendesh kanë vendosur kufizime udhëtimesh duke u mohuar hyrjen vizitorëve që vijnë nga Kina, ose që kanë qenë atje. Disa kanë ndërprerë fluturimet drejt Kinës, pavarësisht se autoritetet ndërkombëtare të shëndetësisë paralajmëruan kundër masave të tilla. Pekini ka kritikuar valën e kufizimeve, duke akuzuar qeveritë e huaja se po shpërfillin udhëzimet zyrtare.

Burimi: CNN

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?