Shkon në 76 numri i të shëruarve nga COVID-19

Nëntë persona të tjerë janë shëruar të mërkurën në Shqipëri nga koronavirusi. Lajmin e mirë e dha kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale pak para mesnatës.

“Lajm i mirë: 9 të shëruar sot”, shkruan ai.

Në këtë mënyrë numri i personave që janë shëruar nga kjo sëmundje ka shkuar në 76.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se mes të shëruarve ka edhe anëtarë të personelit mjekësor që më parë ishin infektuar nga koronavirusi.

Megjithëse këta persona kanë rezultuar negativë në testet e kryera, duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar për 14 ditë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 prej tyre kanë humbur jetën.

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë