Shkon në mbi 1 milion numri i viktimave nga Covid-19 në Evropë

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, duke theksuar se për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) javën e kaluar numri i të vdekurve në Evropë ka tejkaluar shifrën 1 milion, tha se situata është serioze.

Kluge organizoi një konferencë për media nëpërmjet video-konferencës, me pjesëmarrjen e ministrit të Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias. Ai tregoi se në Evropë deri më sot janë administruar 7 vaksina të COVID-19 prej 171 milionë dozash, duke deklaruar se 13 për qind e popullatës së Evropës janë vaksinuar me një, ndërsa 6 për qind me dy doza vaksinë.

Kluge tha se në rajon vdekja e personave të moshës mbi 80-vjeçare nga COVID-19 që nga muaji shkurt ka shënuar rënie graduale dhe ka arritur në 30 për qind, nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Ai theksoi se në Evropë përfshirë në Greqi pranojnë raportime se janë tejkaluar kapacitet e kujdesit intensiv, ndërsa edhe shtrimet në spital kanë mbetur në nivelet e larta.

Kreu i OBSH-së për Evropën njoftoi se numri i vdekjeve nga COVID-19 në kontinent javën e kaluar ka tejkaluar shifrën 1 milion. “Situata në rajonin tonë është serioze. Çdo javë raportohen 1,6 milion raste. Pra, 9.500 raste në orë, 160 persona në minutë”, u shpreh Kluge duke shtuar se edhe mbi 100 mijë refugjatë në Greqi janë pjesë e strategjisë së vaksinimit.

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet