Kryefaqja Box 3 Shkon tek dentisti për të hequr dhëmbin, 4-vjeçarja pëson dëmtime në tru

Shkon tek dentisti për të hequr dhëmbin, 4-vjeçarja pëson dëmtime në tru

0
Shpërndaje

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një 4-vjeçare nuk mund të flasë, të ecë apo të shikojë që pas vizitës tek një dentist, ku shkoi të hiqte një dhëmb të prishur.  Nevaeh Hall, 4 vjeç, ishte në gjendje të mirë shëndetësore deri para dy muajsh, kur prindërit e saj e dërguan tek një klinikë dentare në Houston, Teksas, për të hequr një dhëmbë.Nevaeh Hall

Ndërkohë që ata po prisnin në dhomën e pritjes për disa orë, vajza kishte filluar të shfaqte kriza, por dentistja Bethaniel Jefferson në vend që të njoftonte ambulancën, ishte përpjekur ta zgjidhte vetë problemin.

4-vjeçarja tani është e shtruar në spital për dëmtime të shumta në tru. Gjatë një konference për shtyp të dhënë ditën e djeshme, nëna e vajzës, Courissa Clark, tha se kanë hedhur në gjyq dentisten për pakujdesin që ka treguar ndaj vajzës, duke i shkaktuar dëmtime në tru.

Ajo gjithashtu i paralajmëroi prindërit e tjerë që mos të lejonin që fëmija i tyre të lidhej në karrige me anë të një mjeti, i cili përdoret që fëmijët mos të lëvizin gjatë kohës që vizitohen nga dentisti.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here