Shokojnë studiuesit e “Harvard”: Kujdes me vajin e kokosit

Përgatiti për “shendeti.com.al”: E.B

Vaji i kokosit është ‘helm i pastër’, sipas një leksioni të dhënë nga një profesor T.H. Chan në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard.

Dr. Karin Michels, e cila kryeson qendrën për kërkimin e tumoreve në Universitetin e Friburgut, e bëri deklaratën në një bisedë 50-minutëshe në gjermanisht muajin e kaluar.

Ndër të tjera, ajo i tha audiencës së saj se ‘vaji i kokosit është helm i pastër’ dhe ‘është një nga ushqimet më të këqija që mund të hani’, sipas një përkthimi nga “Business Insider Deutschland”.

Videoja, e cila ka grumbulluar më shumë se 400,000 ndjekës qëkurse u botua më 10 korrik, përmban komente nga ndjekësit për vlerat ushquese që mbart ky produkt, por Shoqata Amerikane e Zemrës ka kërkuar që konsumatorët të kufizojnë përdorimin e vajit.Vaji i kokosit ka përdorim të lartë nga njërëzit. Disa persona madje, zgjedhin të hedhin edhe një lugë vaj kokosi në kafenë apo lëngun e tyre të frutave për shkak të përfitimeve të supozuara shëndetësore. Vaji i kokosit madje ka zëvendësuar edhe vajrat e tjera në gatim ndërkohë që njerëzit zgjedhin që t’ia ofrojnë atë edhe kafshëve të tyre shtëpiake.

Dr. Michels thotë se vaji i kokosit është më keq se sallo (yndyra nga barku i derrit).

Sidoqoftë, Michels, nuk është e vetmja që e kritikon atë. Edhe pse jo fuqishëm, institucione të tjera kanë paralajmëruar kundër mbi konsumimit të tij. Fondacioni britanik i zemrës thotë se nuk ka mjaftueshëm kërkime që të japin një përgjigje përfundimtare nëse vaji i kokosit është apo jo më i mirë për njeriun krahasuar me yndyrnat e tjera.

Ai thotë se zgjedhja më e mirë do të ishte ajo për yndyrnat më të pangopura si vajo vegjetal apo ai i lulediellit. Vaji i kokosit është një yndyrë 86 për qind e ngopur, një e treta më shumë se gjalpi.

Sasi të tepruara të yndyrnave të ngopura shkaktojnë rritje të kolesterolit që mund të çojë edhe në arterie të bllokuara dhe sëmundje zemre. Fondacioni thotë madje se duhet këmbyer gjalpi, dhjami, vaji i kokosit dhe i palmës me sasi të vogla yndyrnash si ulliri, lulja e diellit etj.

Një sondazh mbarëkombëtar në vitin 2016 zbuloi se të paktën 70 për qind e njerzve besonin se vaji i kokosit ishte i shëndetshëm dhe e shihnin atë si një nga vajrat më të mirë./Dailymail

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj