Shokon Beqaj: Politikat shëndetësore, të pabazuara në informacion?!

Denisa Canameti / Shëndet+

konference

Sot në ambientet e Hotel Tiranës u  organizua Konferenca Ndërkombëtare e Shëndetit Publik me temë “Indikatorët shëndetësorë si një instrument i rëndësishëm për fuqizimin e sistemit të informacionit shëndetësor në rajonin e Evropës”.

Kjo konferencë e Shëndetit Publik adresoi disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe implementimin e indikatorëve shëndetësorë në Shqipëri, si dhe në vendet e tjera të rajonit evropian.

Sipas Programit të Konferencës, fjalimi mirëseardhës u mbajt nga drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Arjan Bregu, i cili edhe moderoi .

Në këtë aktivitet ishin të ftuar një sërë personalitetesh si: Ambasadori i Zvicrës, përfaqësues të UNICEF-it, përfaqësues të OBSH-së , përfaqësues të  UNFPA-së si dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Në kuadër edhe të tematikës së konferencës, Beqaj gjeti rast të thoshte se mungesa e informacionit është pengesë për politikbërjen e madhe. Beqaj shokoi me deklaratën e vet duke lënë të kuptohet se të gjitha politikat shëndetësore të hartuara deri sot nuk kanë asnjë bazë.

“Ne jemi angazhuar për Mbulim Universal, dhe të paktën, nën këshillat e vlefshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të arritur këtu duhen të paktën gjashtë elementë:

  1. duhen mjedise pune të përshtatshme ku të kryhet praktika shëndetësore
  2. duhen pajisje mjekësore diagnostikuese
  3. duhen barna dhe materiale mjekësore nga një listë esenciale dhe të arritshme për njerëzit
  4. duhet personel mjekësor i specializuar,
  5. duhet padyshim financim i nevojshëm,  por duhet edhe
  6. INFORMACION

Praktikisht, është mungesa e këtij të fundit që bëhet pengesë. Bëhet pengesë në politikbërjen e madhe, por bëhet pengesë edhe në në zbatimin e praktikës së përditshme mjekësore. Prandaj, këtë mungesë na duhet ta kapërcejmë dhe ta përdorim informacionin si një urë për të arritur aty ku duam të shkojmë” është shprehur Beqaj në fjalën e tij.

Konferenca ishte e ndarë në 4 sesione paralele./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni