Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani ofron asistencë shëndetësore për shqiptarët që ndodhen atje

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se ka vendosur të ofrojë asistencë shëndetësore për të gjithë shqiptarët që në këto ditë të vështira gjenden në Gjermani.

Postimi i plotë:

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani ( Gesellschaft der Albanischen ÄRZTE in Deutschland e.V) duke vlerësuar emergjencën ne të cilën ndodhet gjithë bota sot, vendosi të japë kontributin e saj duke ofruar asistencë shëndetësore për të gjithë shqiptarët që në këto ditë të vështira gjenden në Gjermani.

Gjatë një video konference të zhvilluar me urgjencë mbrëmjen e djeshme, të gjithë mjekët anëtare të shoqatës dakordësuan për të ofruar këtë ndihmë në komunitet ku ata jetojnë dhe punojnë në mënyrë vullnetare.

Mjekët do tu vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Gjermani, pushuesve, punëtorëve që shfrytëzojnë periudhën e 90 ditëve të qëndrimit, të gjithë atyre që janë me apo pa vizë (leje qëndrimi), pa mjek familje, pa sigurimin e duhur shëndetësor dhe që nuk dinë mirë gjuhen gjermane.

Shoqata e Mjekëve Shqiptar në Gjermani ka anëtarë të 11 lande, nga 16 që janë gjithsej në Gjermani.

Gjatë ditës së sotme do të postojmë numrat e kontaktit të mjekëve që do të jenë në dispozicionin tuaj.
Për çdo pyetje mund të na shkruani në info@gardev.de

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?