Shoqata “Together for Life” dhe Y-PEER mbjellin lule në nderim të të moshuarve

shoqata8

Eneida Mjeshtri / Shendeti.com.al

Moshimi është një prag i rëndësishëm i jetës, të cilin njerëzit për sa kohë janë të rinj mendojnë me mendjelehtësi që nuk do e shkelin kurrë. Ai është një proces i paevitueshëm, i cili nuk i prek njësoj të gjithë njerëzit dhe disa prej tyre i sprovon me jetë të vështirë, braktisje, harresë dhe institucionalizim.

shoqata

Me rastin e  Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, organizata “Together for Life”  dhe Y-PEER, pjesë e rrjetit “Zëri i të Rinjve”, mbështetur financiarisht nga UNFPA-Albania dhe me pjesëmarrjen e aktivistëve të klubit të të rinjve të shkollës “Petro Nini Luarasi” dhe përfaqësuesve të shoqatës “Europa Donna Albania”, zhvilloi  sot një vizitë me të moshuarit e Shtëpisë së të Moshuarve, Tiranë.

shoqata2

Dy breza përqafuan njëri-tjetrin në një takim të ndjerë, i cili  zgjati 2 orë. Të moshuarit biseduan në grupe me të rinjtë, duke ndarë biseda, ndodhi të jetës dhe vështirësitë e të jetuarit në një institucion, larg ngrohtësisë së fëmijëve dhe familjes, dhe akoma më larg ndjesisë për t’u ndjerë i vlefshëm për veten dhe shoqërinë.

shoqata1

“Kemi gjithçka që na nevojitet. Kërkojmë vetëm ngrohtësi dhe vëmendje njerëzore”. Këto ishin fjalët e një të moshuari, i cili me lot në sy falënderon të rinjtë për vizitën.

Drejtoresha e këtij institucioni, znj. Anila Peçi, u shpreh që megjithëse shumica prej tyre i janë dorëzuar fatit të tyre, ata vazhdojnë të jenë gjallë dhe meritojnë të gjithë kujdesin dhe vëmendjen si gjithë të tjerët.

shoqata3

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve kërkon të demonstrojë se një përfshirje e të gjitha moshave është vendimtare për të pasur qëndrueshmëri, barazi, mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë. Kujdesi ndaj të moshuarve tregon nivelin e qytetarisë, kulturës e mbi të gjitha vlerat njerëzore.

Në përfundim të vizitës, të rinjtë dhe përfaqësues të shoqatës “Together for Life” u përshëndetën me të moshuarit dhe u uruan atyre shëndet e pleqëri të mbarë.

shoqata7

shoqata4

shoqata6

Tre brezni duarsh duke mbjellë krizantema në Shtëpinë e të Moshuarve, Tiranë.

Tre brezni duarsh duke mbjellë krizantema në Shtëpinë e të Moshuarve, Tiranë.

 

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim